Rrëfimi i dhimbshëm, pas një shansi historik. Shehu: Ëndrra na iku nga duart, sikur ato dy raste…

Humbja ndaj Polonisë ka lënë pasoja të forta emocionale te kuqezinjtë, këtë e konfirmon edhe Juljan Shehu, i cili pranoi se Shqipëria e kishte ndeshjen në dorë, por nuk arriti ta mbyllte kur duhej: “Jemi shumë të mërzitur sepse e patëm ndeshjen në dorë. Shënuam gol të parët, pastaj patëm rast për 2-0 apo 2-1.

E dinim që këto ndeshje janë shumë të vështira. Ne jemi Shqipëria, nuk mund të krijojmë 30 raste për ndeshje. Ato raste që krijojmë, duhet t’i shfrytëzojmë dhe pastaj mund të ishte më e lehtë për ne, nëse shkonte 2-0. Pësuam gol, pastaj patëm rast për 2-1. Nuk i shfrytëzuam rastet, të gjithë jemi shumë të dëshpëruar sepse e kishim në dorë për ta bërë ëndrrën realitet.

Atmosfera për momentin është shumë e keqe. Të gjithë çunat janë shumë të mërzitur. Ndoshta është mundësi që të vjen njëherë në jetë kjo ndeshje. Ne që nuk jemi shumë të rinj e kuptojmë. Vetëm njëherë mund të jetë kjo mundësi, të na iki nga duart kështu… Jemi shumë të mërzitur. Duhet të gjejmë forcë për të vazhduar përpara, por për momentin jemi shumë të mërzitur. Të gjejmë forcën, por kjo do pak kohë që të kalojë.

Ata na shënuan nga goditjet standarte, pastaj u bë e vështirë për ne. Futbolli është me fragmente, duhet të shfrytëzosh rastet dhe kaq. Është moment i lojës, lojtari para portës duhet të jetë më i qartë. Raste kanë humbur lojtarë më të mirë se ne. Situata për të gjithë është e vështirë, dhemb shumë, jo vetëm për Bajramin dhe Pilon, por për të gjithë lojtarët. Për disa ishte ëndrra e fundit për të shkuar në Botëror, ndaj dhemb shumë”.

The post Rrëfimi i dhimbshëm, pas një shansi historik. Shehu: Ëndrra na iku nga duart, sikur ato dy raste… appeared first on Telesport.