Dhimbja e një ëndrre të humbur, Uzuni shpërthen në lot: Iu kërkojmë falje shqiptarëve

Humbja ndaj Polonisë nuk ishte thjesht një eliminim, por goditje e rëndë emocionale për kuqezinjtë. Myrto Uzuni, një nga protagonistët e kësaj rruge, nuk i mbajti dot lotët pas ndeshjes, duke shprehur dhimbjen dhe zhgënjimin për një mundësi historike të humbur: “Kemi luftuar shumë për këtë ditë që ta arrijmë, tani duhet të presim edhe 4-5 vite për t’i shkuar prapë kaq afër.

E dhimbshme, sepse i përkushtohemi dhe dedikohemi kombëtares. Kishim të gjithë kombin pas vetes, iu kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve. Në fund të fundit luajmë për tifozët tanë, të cilët janë aty gjithmonë për ne. Është dhimbje, do të kemi netë pa gjumë, por ky është futbolli. Nëse nuk shënon, të dënon.

Me 2-0 mbaronte ndeshja, por nëse nuk shënon, futbolli të dënon. Ky është ligji i futbollit. Me keqardhje të madhe largohemi nga Varshava. Jam shumë i mërzitur, nuk kam fjalë. Ekipi ka bërë punë të shkëlqyer, si në fazë defensive, edhe përpara. Nuk jemi Portugalia apo Franca, ato raste që na jepen duhet të jemi 100% për t’i konkretizuar. Më vjen shumë keq”.

The post Dhimbja e një ëndrre të humbur, Uzuni shpërthen në lot: Iu kërkojmë falje shqiptarëve appeared first on Telesport.