Shqipëria u ndal në “play off”-in e Botërorit 2026, nuk shkoi dot më tej. Pra, edhe kësaj vere nuk do ta shijojmë dot Kupën e Botës si protagonist, por si spektatorë nga televizioni. Në Varshavë nuk bëmë dot historinë, edhe pse e pamë veten në avantazhin 1-0. Dy golat e shpërdoruar nga tanët më pas dhe dy golat e shënuar thuajse nga hiçi prej polakëve na eliminuan.
Zhgënjim dhe mërzi e madhe te tifozët, por edhe vetë lojtarët kuqezinj. Presidenti i FSHF-së u mundua të mbajë lart moralin e kombëtares, teksa pas humbjes 2-1 nënvizoi: “Sonte nuk është një natë për ta ulur kokën. Përkundrazi. Është një natë për të qëndruar drejt dhe për t’u mburrur me këtë skuadër, me këta djem që në çdo minutë të lojës tregojnë shpirt, karakter dhe atë gjë që nuk mësohet; gjakun shqiptar.
Po, kjo humbje dhemb. Dhemb sepse na ndërpret një ëndërr që e kemi ndërtuar prej vitesh dhe që sot dukej më pranë se kurrë. Sidoqoftë, ajo që këta djem treguan në fushë është më shumë se një rezultat. Është një premtim. Është prova se kjo është, pa asnjë dyshim, tregoi skuadrën më të fortë dhe më të bukur që kemi pasur ndonjëherë. Faleminderit që na bëtë të besojmë! Faleminderit që na bëtë të ëndërrojmë! Sot, çuna, nuk ka humbje që e zbeh krenarinë që ndjej për ju”.
The post Duka, mesazh kuqezinjve: Mos e ulni kokën, kjo humbje nuk që e zbeh krenarinë që ndjej për ju appeared first on Telesport.










