Djemtë e Kosovës tashmë kanë hyrë në stadiumin kombëtar Tehelne pole në Bratisllavë për t’u përballur me Sllovakinë.
Arlind Sadiku, drejtori i sportit në Artmotion, ka publikuar një video nga ky moment, raporton Klankosova.tv.
Ajo që e bën këtë moment më interesant është fakti se në prapavijë dëgjohet kënga “T’fala Parisit e t’fala Berlinit”.
“KJO ËSHTË KOSOVA. Lojtarët hyjnë në stadium me këngën: T’fala Parisit e t’fala Berlinit”, shkroi gazetari Sadiku. /Klankosova.tv










