Turqia ka bërë detyrën ndaj Rumanisë, duke fituar 1-0 në gjysmëfinalen e luajtur në Stamboll. Turqia do të ndeshet në finalen e madhe me fituesin e çiftit Sllovaki-Kosovë.
Përsa i përket takimit të luajtur në Stamboll, pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Sfida u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, ku pas një topi të mrekulleshëm të Arda Guler, ishte mbrojtësi Ferdi Kadioglu, i cili bëri më së miri në këtë rast rolin e sulmuesit dhe dërgoi topin në rrjetë.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Turqia fiton 1-0 dhe tani mendon për finalen e fundit.
The post Turqia bën detyrën ndaj Rumanisë, Kosova mëson kundërshtarin nëse do të shkojë në finale (video) appeared first on Telesport.










