“Chivu, zgjedhje atipike e Interit. Ndodh një herë në 20 trajnerë, do të doja ta vizitoja”

Adrian Mutu, ish-sulmues i njohur i Fiorentinës, Interit dhe Juventusit, foli për bashkëkombasin e tij Cristian Chivu, tani trajner i Interit. Ai e cilësoi emërimin e tij si të pazakontë: “Nuk di çfarë të them për zgjedhjen e klubit zikaltër, sigurisht është një zgjedhje atipike për një shoqëri të këtij niveli… Ndoshta fakti që Cristian është rritur si trajner dhe jo vetëm, edhe pse ka luajtur gjatë tek Interi, në njëfarë mënyre i ka bindur drejtuesit zikaltër për atë që përfaqëson si trajner”.

Mutu thekson se kjo është gjë shumë e rrallë: “Fakti që mori këtë mundësi, pa qenë trajner i nivelit të lartë në një klub, ndodh një herë në jetë, një herë në 20 trajnerë. Unë nuk do të kem të njëjtën trajektore dhe asnjë trajner rumun nuk do të ketë atë që ka pasur ai, jua them me shkrim. Do të doja të shkoja tek ai për një javë (qesh)”.

Ai shton se dëshiron ta vizitojë Chivu për ta parë si punon, “si e sheh futbollin” dhe për “të vjedhur ndonjë sekret”, duke theksuar se kanë marrëdhënie të mira.

 

The post “Chivu, zgjedhje atipike e Interit. Ndodh një herë në 20 trajnerë, do të doja ta vizitoja” appeared first on Telesport.