Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në rrugën “Qamil Hoxha”, me qëllim rikthimin e rendit dhe funksionalitetit të plotë tëkësaj zone.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka njoftuar se institucionet përkatëse janë duke ndërmarrë veprime konkrete në terren.

“Po zhvillohet aksioni për lirimin e hapësirave publike nërrugën ‘Qamil Hoxha’”, ka bërë të ditur Rama.

Ky aksion pritet të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe në krijimin e më shumë hapësirave për qytetarët, duke larguar pengesat dhe u zurpimet e mundshme në këtë pjesë të qytetit.