Jude Bellingham publikon një video në kanalin e tij në YouTube nga operacioni në shpatull, që ai kreu gjatë dy orëve në “Fortius Clinic” të Londrës, në korrik 2025. “Ju çojmë në një udhëtim magjepsës në sallën e operacionit, ndërsa Jude i nënshtrohet operacionit të shumëpritur në shpatullën e majtë.
Shijoni këtë akses ekskluziv prapaskenash teksa Jude kujton si ndodhi dëmtimi më shumë se tri vite më parë, kur luante për BVB Dortmund, dhe dislokimet e shumta të shpatullës që ka pësuar që atëherë. Jude shpjegon pse operacioni u shty vazhdimisht deri në verën e vitit 2025, si dhe pasojat që problemi ka pasur në pjesë të tjera të trupit të tij”, – njofton kanali në YouTube.
“Është ajo që më ka shkaktuar më shumë ankth”, – thotë Jude. Në video, Bellingham shihet me maskën e anestezisë për ta vënë në gjumë para operacionit, diçka që pak futbollistë zakonisht e tregojnë. Bellingham shihet gjithashtu nën anestezi, i rrethuar nga kirurgë, me shpatullën plotësisht të imobilizuar.

Lojtari pranoi se shqetësimi i vazhdueshëm e kishte ndikuar prej disa kohësh: “Viti i kaluar më bëri të kuptoj se nuk duhet ta marr kurrë një fitore si të mirëqenë, këtë vit dua të fitoj shumë më tepër”.
Futbollisti anglez gjithashtu rrëfeu se si operacioni në shpatull po e kufizonte: “Dëmtimi i shpatullës pati një ndikim të madh në pjesën tjetër të trupit tim”. Bellingham zgjodhi t’i nënshtrohej operacionit pas Kupës së Botës për Klube 2025 dhe përfundoi duke humbur muajt e parë të sezonit 2025/26.
The post Rrëfime, nervozizëm dhe ankth…; Bellingham publikon videon “pa filtra” të operacionit në shpatull appeared first on Telesport.










