Hansi Flick përballet me një dilemë të vërtetë në mesfushë, për pjesën e dytë të sezonit të Barcelonës, e cila aktualisht kryeson La Liga-n dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League. Trajneri gjerman ka në dispozicion një skuadër cilësore, por mungesa e Frenkie de Jong, i ndalur për dëmtim të bicepsit distal të këmbës së djathtë, ia vështirëson zgjedhjet. Holandezi do të rikthehet vetëm pas pushimit ndërkombëtar, për ndeshjen kundër Atletico Madridit, në fillim të prillit.
Ndërkohë, i riu Marc Bernal, 18 vjeç, ka përfituar nga shansi. Aftësia e tij për t’i lexuar hapësirat dhe kontribuar në fazën sulmuese ka impresionuar. 5 golat e tij në 9 ndeshjet e fundit tregojnë një kontribut surprizues. “Marca” thekson: “Bernal nuk pushton hapësirat, ai i zë ato. Gjithmonë di ku të pozicionohet. Fiton shumë duele, 54% në përgjithësi dhe 56% në lojën ajrore”.
Nga ana tjetër, De Jong mbetet një shtyllë eksperiencë: “Me të, skuadra ka më shumë kontroll dhe di të lirohet nga mbulimi i individëve. Vetëm Pedri është në nivelin e tij. Nga pikëpamja e përvojës, De Jong sjell pikë të rëndësishme”. Dy profile të ndryshme, të gatshëm për titullarë, dhe një zgjedhje që Flick duhet ta bëjë me kujdes kur holandezi të rikthehet.
The post De Jong, gati të rikthehet nga dëmtimi. Flick duhet të zgjedhë mes holandezit dhe Bernal appeared first on Telesport.










