Klubi beson te Rosenior, trajneri “i paprekshëm” edhe nëse Chelsea nuk kualifikohet në Champions

Trajneri Liam Rosenior nuk është në rrezik për të humbur punën e tij pavarësisht se Chelsea ka fituar vetëm tre nga 12 ndeshjet e fundit, që nga fillimi i shkurtit.

Blutë kanë pësuar humbje në katër ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, duke përfshirë dy disfatat e rënda ndaj PSG në Champions League dhe një humbje 3-0 ndaj Everton në kampionat.

Sipas mediave britanike, klubi synon të qëndrojë pranë Rosenior edhe nëse ata humbasin kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, megjithëse asgjë nuk është e sigurt në futboll dhe të gjithë trajnerët gjykohen nga rezultatet.

Chelsea aktualisht renditet në vendin e gjashtë në Premier League, një pikë pas Liverpool në të pestin dhe gjashtë pikë larg Aston Villa në të katërtin. Nuk parashikohet një “tërmet” rreth Rosenior, pasi  klubi dëshiron t’i japë mundësi të stërvitë ekipin që nga fillimi i fazës përgatitore.

Planet për merkaton e verës tashmë janë duke u bërë me klubin që planifikon të synojë një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues. Plane që klubi është duke i kryer pikërisht me Rosenior, i ardhur në mes të sezonit në detyrë.

The post Klubi beson te Rosenior, trajneri “i paprekshëm” edhe nëse Chelsea nuk kualifikohet në Champions appeared first on Telesport.