Pavlovic në “shënjestër” të Chelsea, por Milani bën bllokadë. Sa vlen dhe çfarë mund të ndodhë

Strahinja Pavlovic, gjatë stërvitjeve në Milanello, provon të gjuajë nga çdo pozicion. Pra, guximi i tij nuk mungon. Mbrojtës qendre në rol, por këtë sezon është shndërruar edhe në sulmues shtesë. Në javën e fundit të Serie A realizoi golin e katërt me një goditje të fuqishme dhe precize nga jashtë zone, që hapi ndeshjen ndaj Torinos.

Të tilla gjuajtje i ka stërvitur shpesh dhe nuk heziton t’i përsërisë në ndeshje. Rritja e tij krahasuar me sezonin e kaluar është e dukshme, trajneri Massimiliano Allegri ka punuar shumë mirë me të. Pavlovic kaloi nga një vit i vështirë, ku humbi edhe vendin e titullarit nën drejtimin Fonseca-Conceição, në sezonin aktual ku është shtylla e mbrojtjes së Milanit.

Trajneri toskan e inkurajon ta përdorë trupin e fuqishëm edhe në zonën sulmuese, siç ndodhi në golin vendimtar ndaj Romës në “San Siro”. Ky version i ri i Pavlovic pëlqehet nga Milani, por tërheq interes edhe te të tjerët.

Chelsea po e ndjek me kujdes evoluimin e tij; çmimi i serbit është dyfishuar nga 18 milionë euro + 2 milionë bonuse, të shpenzuara në verën e 2024, kur Milani e bleu nga Salzburg. Megjithatë, për “Djallin”, Pavlovic mbetet themeli i mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.

The post Pavlovic në “shënjestër” të Chelsea, por Milani bën bllokadë. Sa vlen dhe çfarë mund të ndodhë appeared first on Telesport.