Max Allegri nuk është vetëm një trajner fitues në pankinë dhe me kuaj, por edhe mjeshtër në kazino. Ish-shoku i tij te Perugia, Gianluca Atzori, rrëfeu një histori interesante për sezonin 1995-1996, në podcastin “DoppioPasso”. “Atë kohë Allegrit i pëlqente kazinoja, dinte si të luante, – tha Atzori, 55 vjeç.
– Luanim në Venezia dhe ai na tha se nëse do të fitonim, do të shkonim në kazino. Ai na kërkoi të merrnim kostumet. Unë dhe Cristiano Giunti morëm 500 mijë lireta secili dhe ia dhamë Allegrit. Personi që rrotullon rrotën e ruletës bëri rrotullimin dhe doli numri i duhur. Max u gëzua si një fëmijë 2 vjeç, e fituam 36 herë bastin.
Pastaj Allegri rriti bastin dhe dyfishoi fitimin. Nga 3.6 milionë shkoi në 7 milionë, pra fituam 10 milionë në dy lojëra. 2 milionë ia dhamë si bakshish rrotulluesit të rrotës së ruletës. Nuk e dija që një bakshish i mirë bënte që rrotulluesi i rrotës së ruletës ta ndihmonte topin të binte te numrat tanë”.
The post Allegri, “magjistar” edhe në kazino: Shkuam në Venezia, falë tij fituam 10 milionë lireta appeared first on Telesport.










