Maguire: Nëse qëndroj tek United nuk do të jetë për sentimentalizëm, por se të dyja palët e duam këtë gjë

Harry Maguire është i bindur se do të arrijë një marrëveshje të re me Manchester United, por mbrojtësi i Anglisë theksoi se nuk do të donte të qëndronte në klub vetëm për arsye “sentimentale”.

33-vjeçari ka qenë gjithmonë titullar që kur Michael Carrick mori drejtimin e klubit në janar. Madje qendërmbrojtësi e ndihmoi ekipin të ngjitej në vendin e tretë në Premier League dhe fitoi një rikthim në kombëtare gjatë kësaj periudhe.

Maguire është pjesë e skuadrës përfundimtare të Thomas Tuchel para se ai të bëjë përzgjedhjen e tij për Kupën e Botës, ku kontrata e tij me United do të skadojë në mes të turneut.

Mendoj se ka pasur bisedime,” tha Maguire për të ardhmen e tij në Man Utd. Më tej, ai shtoi: “Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje ku është më e mira për klubin dhe mua”.

“Se cila do të jetë ajo marrëveshje, besoj se do ta zbuloni gjatë disa javëve të ardhshme. Por, po, mendoj se do të zgjidhet shpejt, pavarësisht nëse qëndroj apo largohem”, shtoi Maguire për mediat.

“Unë e dua këtë klub. Por duhet që vendimi për të ardhmen të jetë i duhuri për mua, duhet të jetë i duhuri edhe për klubin. Dhe nëse është kështu, atëherë jam i sigurt se do të ulemi dhe do të arrijmë diçka”, shtoi anglezi.

Nuk dua të qëndroj në një vlerë sentimentale. Dua të qëndroj sepse dua të jem atje dhe klubi dëshiron që unë ta çoj klubin përpara, dhe ata mendojnë se kam një rol të madh për të luajtur në të”, deklaroi Harry Maguire.

The post Maguire: Nëse qëndroj tek United nuk do të jetë për sentimentalizëm, por se të dyja palët e duam këtë gjë appeared first on Telesport.