Mbappe rrëfehet për akuzat: Janë thënë shumë gënjeshtra, ja e vërteta e gjurit të dëmtuar

Kylian Mbappé foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes Brazil-Francë, e cila do të luhet në Boston. Ai foli për gjendjen e tij fizike, duke sqaruar çdo gabim të bërë në trajtimin e gjurit të tij.

Raporti se ata ekzaminuan gjurin e gabuar është i rremë. Ndoshta kam njëfarë përgjegjësie indirekte, sepse kur nuk komunikon, fillojnë të qarkullojnë thashetheme. Kjo është pjesë e lojës”, tha Mbappe.

Më tej, sulmuesi i Real Madrid, shtoi: “Ne gjithmonë kemi pasur komunikim shumë të qartë me klubin. Jemi në një pikë vendimtare të sezonit dhe doja që ekipi të vazhdonte të fitonte ndeshje edhe në mungesën time dhe kjo është ajo që ndodhi, gjë që është shumë positive”.

“Kur u lëndova në fillim të janarit, nuk isha i disponueshëm dhe shumë menduan se isha opsioni i vetëm i klubit, por nuk është kështu“, tha Mbappe.

The post Mbappe rrëfehet për akuzat: Janë thënë shumë gënjeshtra, ja e vërteta e gjurit të dëmtuar appeared first on Telesport.