Një punëtor ka pësuar lëndime trupore në fshatin Seqisht të Hanit të Elezit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Klankosova.tv se punëtori dyshohet se u rrëzua nga një vinç nga një lartësi afro tre metra.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe inspektoret komunal. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori”, tha Vesli për Klanin.










