Tahiri: Jam i tmerruar, vendi është në rrezik

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se vendi është në rrezik.

Tahiri ka përmendur disa nga zhvillimet që po ndodhin, e që sipas tij, përbëjnë rrezik për vendin.

“Unë jam i tmerruar prej nivelit të përgjegjësisë të njerëzve që janë në udhëheqje. Jam i tmerruar, unë po e shoh që vendi është në rrezik, unë po e shoh që ekonomia është buzë kolapsit, unë po e shoh armiqësinë që Kina dhe Rusia t’u çu armatim në Serbi, unë po e shoh që miqtë tanë, amerikanë e anglezë, janë të fokusuar në punë të tjera”, tha deputeti në Klan Kosova.