O’Neill: Kjo Itali nuk ka Totti apo Del Piero, forca e saj është te grupi

“Kemi gjithçka për të fituar nga kjo ndeshje”, – tha Michael O’Neill para sfidës ndaj Italisë në Bergamo. Trajneri i Irlandës së Veriut theksoi: “Duhet të jemi realistë, nuk kemi ardhur këtu për të imponuar lojën tonë, do të ishte naive. Duam të zbatojmë planin e provuar këto ditë dhe në të kaluarën”.

Për mënyrën si i sheh Italia: “Nuk mendoj se na nënvlerëson. Kam respekt për Gattuson, që e pranoi detyrën në atë moment. Ne jemi një kombëtare e vogël, do luajmë pa presion, por me besim. Jam krenar për lojtarët e mi”.

Ndeshja në Bergamo: “Stadiumi i ngjan atij të Belfastit. Duhet ta bëjmë ndeshjen të vështirë, që aspekti psikologjik të bëhet faktor. Sa më gjatë të mbetet 0-0, aq më shumë rritet presioni mbi favoritët. Presim një fillim të vështirë, por mund të jemi të rrezikshëm me sulme të organizuara dhe goditje standarde”.

Për Italinë: “Nuk ka një lojtar që na frikëson, por mesfusha me Tonali, Locatelli e Barella është shumë e fortë. Nuk ka një Del Piero apo Totti, forca e saj është grupi”.

 

The post O’Neill: Kjo Itali nuk ka Totti apo Del Piero, forca e saj është te grupi appeared first on Telesport.