Tashmë dihet që Casemiro do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, si lojtar i lirë. Gjatë gjithë kësaj kohe është përfolur se destinacioni i ri i brazilianit do të ishte rikthimi në atdhe ose një transferim drejt MLS-së, por situata ka ndryshuar.
“Globo Esporte” zbulon se Casemiro është drejt transferimit në Serie A, tek Inter. Sipas raportimit në fjalë, klubi zikaltër ka nisur kontaktet zyrtare me përfaqësuesit e lojtarit dhe bisedimet janë në rrugën e duhur.
Në vitet e fundit, Inter ka qenë shumë i dhënë pas transferimeve me kosto zero dhe mesa duket goditja e radhës do të jetë pikërisht nënshkrimi i Casemiro-s. 34-vjeçari brazilian po shkëlqen në sezonin e tij të fundit në Premier League, ku ka qenë vendimtar shumë herë në sukseset e Man. United, si dhe ka kontribuar me 7 gola dhe 2 asiste
The post IDEJA E BUJSHME! Casemiro drejt transferimit në Serie A, nisin negociatat zyrtare mes lojtarit dhe klubit të madh appeared first on Telesport.










