Projeksionet i japin më tepër mundësi Kosovës sesa Shqipërisë që të shkojë në Botëror. “Dardanët” kanë 41% mundësi për të shkuar në finale, kundrejt 32% të Shqipërisë.
Sa i përket kualifikimit në Botëror, sipas situatës aktuale, Kosova ka 20%. Shqipëria ndërkohë vetëm 11% mundësi, duke qenë në vendin e 12 nga 16 përfaqësueset pjesëmarrëse të “play off”.
Është një rast i rrallë me projeksionet. Kjo pasi “Football Meets Data” nuk i jep asnjërës nga përfaqësueset e “play off”, të paktën 50% mundësi për kualifikimin në Botëror.
Shkak për këtë bëhen dy ndeshjet që duhet të luhen. Nëse Shqipëria kalon nesër Poloninë, e pret fituesi i Ukrainë-Suedi. Kosova ndërkohë do të sfidonte ekipin që kalon nga çifti Turqi-Rumani.
Finalet e “play off” sipas projeksioneve:
Uells – Itali
Ukrainë – Poloni
Sllovaki – Turqi
Çeki – Danimarkë











