Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar u goditën nga një kamion

Një 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti pasditen e së mërkurës në Gjermani.

Siç raportojnë mediat gjermane, 29-vjeçarja ishte duke e dërguar në kopsht fëmijën e saj.

Ata thuhet se janë goditur nga një kamion derisa ishin duke ecur në trotuar.

KlanKosova ka raportuar se viktimat janë nga qyteti i Gjakovës.