“Bastoni, i përzgjedhuri”; Barcelona përgatit mësymjen për mbrojtësin e Interit

“Bastoni, i përzgjedhuri”. Fotoja e mbrojtësit të Interit është në faqen e parë të të përditshmes sportive spanjolle “Sport”. Ai është objektivi kryesor i Barcelonës për të rritur nivelin e mbrojtjes. Drejtuesit blaugrana dhe trajneri Hansi Flick, shkruan “Sport”, janë plotësisht të një mendjeje për përforcimet dhe lojtari zikaltër është një prej tyre. Lëvizjet për ta marrë në Spanjë kanë nisur.

Interesi nuk është i ri, emri i tij është diskutuar prej muajsh dhe gjysmëfinalja e Champions-it, sezonin e kaluar, i bindi edhe më shumë katalanasit. Një takim ka ndodhur në nëntorin e kaluar, kur drejtori sportiv Deco udhëtoi në Milano për të biseduar me përfaqësuesit e lojtarit dhe kuptuar gatishmërinë e tij për t’u larguar nga Interi, me kontratë deri në qershor 2028.

Sinjalet ishin pozitive dhe Bastoni nuk e mbylli derën. Në Barcelonë besojnë se ai mund të bindet, edhe pas polemikave të fundit. Barcelona e konsideron prioritet dhe synon të hapë negociatat pas ndeshjeve të kombëtareve. Interi e vlerëson rreth 60 milionë euro; katalanasit po përgatisin ofertë me një lojtar në këmbim.

 

The post “Bastoni, i përzgjedhuri”; Barcelona përgatit mësymjen për mbrojtësin e Interit appeared first on Telesport.