Shtanget Real Madrid, objektivi i tyre kryesor në merkato është drejt rinovimit me klubin aktual

Lajme aspak të mira nga Gjermania për Real Madridin. Objektivi kryesor i “Los Blancos” për të forcuar mbrojtjen gjatë merkatos së ardhshme verore, qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck është shumë pranë rinovimit me klubin verdhezi.

Kontrata aktuale e 26-vjeçarit skadon në vitin 2027, ndaj interesi për të është shumë i madh, duke rritur presionin ndaj Dortmundit, që sigurisht nuk dëshiron ta humbë si lojtarë të lirë një vit më pas, nëse nuk e shet verën që po vjen.

Por, mediet gjermane bëjnë me dije se Schlotterbeck është shumë pranë rinovimit me verdhezinjtë deri në vitin 2031 dhe zyrtarizimi do të vijë brenda pak ditësh.

Në këtë situatë, prishet plani i Real Madridit për të forcuar mbrojtjen, ndaj duhet të shqyrtojë alternativa të tjera dhe me shumë mundësi do të rikthehet te pista e vjetër që mban emrin Ibrahima Konate.

The post Shtanget Real Madrid, objektivi i tyre kryesor në merkato është drejt rinovimit me klubin aktual appeared first on Telesport.