Al-Hilal “shtang” Barcelonën, zbulohet shifra që kërkon klubi arab për të lënë të lirë Joao Cancelo

Pas rikthimit te Barcelona gjatë merkatos së janarit, Joao Cancelo ia ka dalë të bindë Hansi Flick dhe gjithë të tjerët për nivelin e tij, duke fituar vendin e titullarit në krahun e majtë te katalanasit.

Cancelo ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 4 asiste deri tani. Pavarësisht formës së mirë të treguar deri tani, Cancelo në fund të sezonit do të rikthehet tek Al-Nassr, aty ku ka dhe një vit kontratë, e cila skadon në qershor të vitit 2027.

Mediet vendase bëjnë me dije se drejtuesit e Al-Hilal janë të vendosur për rikthimin e Cancelo-s në ekip, portugezi do të largohet përfundimisht nga klubi saudit vetëm për shifrën 15 milionë euro, pavarësisht se kontrata i skadon vetëm një vit më pas.

Kushti i Al-Hilal ka vendosur në pozitë të vështirë katalanasit, të cilët ende nuk kanë vendosur nëse do të blejnë përfundimisht kartonin e Cancelo apo të ndajnë rrugët njëherë e mirë me të në fund të sezonit.

The post Al-Hilal “shtang” Barcelonën, zbulohet shifra që kërkon klubi arab për të lënë të lirë Joao Cancelo appeared first on Telesport.