Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, e ka konsideruar humbjen e fundit ndaj evertoin (3-0) si më të rëndën që kur është në krye të Chelsea. “Duke parë pas këto muaj, ajo ndaj everton është mbrëmja më zhgënjyese deri më tani”, tha Rosenior.
“Ajo u shndërrua në një mbrëmje vërtet të vështirë ku rezultati dhe performanca nuk ishin as afër asaj që prisnim ose donim. Për mua, nuk mendoj se ka mungesë përpjekjesh. Nuk mendoj se ka mungesë besimi ose vendosmërie në ekip”, tha Rosenior.
Më tej, ai tha: “Jam i vetëdijshëm se kur je në një seri humbjesh, si kjo që kemi pasur ne dhe kur je në një seri performancash që kemi pasur ne, kritikat nuk mund të shmangen. Por nuk mendoj se ky është problemi në këtë moment.”
“Në punën time, çdo humbje të dhemb. “Jemi një pikë larg pozicionit që kualifikon në Champions. Duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë. Duhet t’u japim lojtarëve sa më shumë besim të jetë e mundur”, tha Rosenior.
“Shpresojmë që kjo ndërprerje e ndeshjeve të vijë në një moment vërtet të mirë për të rikuperuar fizikisht. Lojtarët kanë luajtur shumë muajt e fundit, por kjo s’duhet të jetë justifikim”, deklaroi Liam Rosenior.
The post Rosenior: Kjo është humbja më e rëndë që kam pësuar gjatë këtyre muajve në krye të Chelsea appeared first on Telesport.










