Portieri i Liverpool, Alisson, ka konirmuar se do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar për shkak të një dëmtimi. Alisson nuk ishte në skuadrën e Liverpool në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Brighton.
33-vjeçari brazilian postoi në Instagram një mesazh duke thënë: “Fatkeqësisht do të jem jashtë fushave për një kohë. Tashmë po punoj shumë për t’u rikthyer më i fortë. Faleminderit për mbështetjen!”
Ende nuk dihet për sa kohë do të mungojë Alisson, ndërkohë që sulmuesi Hugo Ekitike, është bashkuar me skuadrën kombëtare të Francës përpara ndeshjeve miqësore në pushimin ndërkombëtar.
Ekitike u detyrua të largohej në fillim të ndeshjes së Premier League kundër Brighton, të shtunën e kaluar për shkak të një dëmtimi. Edhe pse lojtari nuk ka gjasa të luajë në këto miqësore, ai vendosi të udhëtojë për në Francë.
The post Liverpool humbet Alisson për një kohë të pacaktuar edhe Etikite s’do të luajë me kombëtaren e Francës appeared first on Telesport.









