Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, rikthehet në qendër të vëmendjes me deklarata që po bëjnë bujë edhe jashtë Spanjës. I pranishëm në Paris për një konferencë mbi piraterinë audiovizive, ai foli për peshën e PSG-së në Ligue 1.
Në intervistë për “L’Equipe”, Tebas theksoi se PSG-ja nuk dominon vetëm në fushë, por edhe në aspektin ekonomik dhe mediatik, pjesërisht për shkak të lidhjeve me të drejtat televizive dhe raportit me “beIN Sports”. Ai shtoi se “PSG ka pushtet ngaqë të tjerët heshtin”, duke nënvizuar mungesën e një opozite reale nga klubet e tjera.
Tebas theksoi përgjegjësinë kolektive: “Nëse PSG-ja ka kaq shumë fuqi, është sepse shumë klube nuk guxojnë të reagojnë. Kjo dinamikë duhet thyer. Nuk do të thotë që PSG-ja nuk duhet të jetë ekipi më i fortë ose konkurrues, por nuk është e nevojshme që të ketë një ndikim kaq të madh mbi gjithë sistemin”.
The post Tebas kritikon sistemin francez: PSG ka shumë pushtet, sepse klubet e tjera heshtin appeared first on Telesport.









