Rüdiger qetëson Gjermaninë: Tani jam 100%, kam luajtur me dhimbje për Real Madridin

Antonio Rüdiger është gati të lërë pas problemet fizike që e kanë shqetësuar muajt e fundit. Mbrojtësi i Real Madridit, rikthyer edhe në kombëtaren gjermane, tregoi për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” periudhën e vështirë me lëndime dhe trajtime mjekësore, duke theksuar se tani ndihet në formën më të mirë.

Ai shpjegoi: “Ndjehem vërtet mirë dhe jam i lehtësuar që përfundova trajtimet. Që nga gusht-shtatori 2024, gjithmonë kishte diçka që nuk shkonte, por tani mund të luaj ndeshje të plota pa probleme. Vitin e kaluar shpesh stërvitesha dhe luaja vetëm me qetësues dhimbjesh, pastaj në janar situata u përkeqësua. Aty kuptova se duhej të ndaloja, sidomos për Botërorin në verë”.

Rüdiger pranoi se e kishte strapacuar trupin për të mos e lënë Realin në vështirësi: “E vura shëndetin në plan të dytë për ekipin. Nuk ka gjë që urrej më shumë se të zhgënjej shokët. A do ta bëja përsëri? Probabilisht po, edhe pse pas operacionit të gjurit kam mësuar kur duhet të ndaloj”. Ai shtoi se stili agresiv i mbrojtjes është pjesë e ADN-së së tij dhe ky mentalitet e çoi te Real Madridi.

The post Rüdiger qetëson Gjermaninë: Tani jam 100%, kam luajtur me dhimbje për Real Madridin appeared first on Telesport.