Për një organizim sa më të mirë të udhëtimit dhe hyrjes në stadium, tifozët këshillohen të ndjekin udhëzimet e mëposhtme:

Policia polake ka lëshuar lejen për përdorimin e pikës së grumbullimit të tifozëve shqiptarë te Monumenti i Sirenës pranë lumit Vistula në Varshavë dhe do të marrë masa për garantimin e sigurisë së tyre në Fan Meeting Point.

Orari i hapjes së stadiumit

  • Dyert e stadiumit hapen në orën 18:45.
  • Ndeshja nis në orën 20:45.
  • Tifozët këshillohen të mbërrijnë sa më herët për të shmangur radhët dhe për të mos humbur fillimin e ndeshjes.
  • Mos sillni me vete bagazhe apo çanta të mëdha që nuk janë të nevojshme.

Hyrja e tifozëve shqiptarë në stadium

  • Hyrja e dedikuar për tifozët e Shqipërisë është Gate 10, në anën verilindore të stadiumit (rruga Siwca).
  • Pas kontrollit të parë të sigurisë, tifozët duhet të ndjekin hyrjen L, sipas biletës.
  • Personat me aftësi të kufizuara këshillohen të përdorin Gate 1.

Si të shkoni në stadium

  • Stadiumi ndodhet rreth 3.2 km nga qendra e qytetit dhe rekomandohet përdorimi i transportit publik.
  • Mund të shkoni me metro, tramvaj, autobus ose tren urban.
  • Distanca në këmbë nga qendra është rreth 35 minuta.
  • Stacionet më të afërta janë:
  • Rondo Waszyngtona dhe Aleja Zieleniecka (autobus dhe tramvaj)
  • Stadion Narodowy (metro)
  • Warszawa Stadion (tren urban)

Parkimi për tifozët shqiptarë

  • Tifozët që udhëtojnë me makinë ose autobus kanë një zonë parkimi të dedikuar pranë stadiumit.
  • Parkimi ndodhet në rrugën Sokola, me hyrje nga rrugët Wybrzeże Szczecińskie dhe Zamoście.
  • Çdo automjet duhet të vendosë në xham një fletë A4 me shkronjën “A”.

Transporti publik falas ditën e ndeshjes

  • Bileta e ndeshjes shërben edhe si biletë transporti publik falas në Varshavë.
  • Transporti falas është i vlefshëm nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 01:00 pas mesnate.
  • Përtej këtij orari duhet të blihen bileta normale.

Hyrja në stadium dhe kontrolli

  • Çdo tifoz duhet të ketë biletë të vlefshem, pavarësisht moshës.
  • Autoritetet mund të kërkojnë dokument identifikimi (ID, pasaportë ose patentë).
  • Bileta duhet të ruhet deri në fund të ndeshjes.
  • Nëse largoheni nga stadiumi, nuk lejohet rikthimi.
  • Telefoni duhet të jetë i karikuar, pasi hyrja bëhet vetëm me biletën në telefon.

Rregullat e sigurisë në stadium

  • Tifozët dhe sendet personale mund të kontrollohen nga policia dhe stafi i sigurisë.
  • Duhet të ndiqni gjithmonë udhëzimet e stafit të stadiumit.
  • Uluni në vendin që tregohet në biletë dhe përdorni hyrjen e përcaktuar.

Objektet e ndaluara në stadium

Ndalohet hyrja me:

  • Fishekzjarre, flakadanë, tymuese apo çdo mjet piroteknik
  • Shishe, kanaçe ose objekte qelqi
  • Alkool apo substanca narkotike
  • Materiale raciste, politike ose propagandistike
  • Shtylla flamujsh të forta ose më të gjata se 1 metër
  • Spray, substanca të ndezshme ose korrozive
  • Kamera profesionale me lente të mëdha
  • Çanta të mëdha, valixhe apo objekte më të mëdha se 25x25x25 cm
  • Megafonë, vuvuzela, pajisje zhurmuese
  • Laser, topa ose dronë

Ushqim dhe pije në stadium

  • Në stadium do të ketë pika ku mund të blihen ushqime si hot dog, sallamra, kokoshka dhe pije joalkoolike.
  • Pagesat mund të bëhen me karta VISA ose MasterCard.
  • Për arsye sigurie, tifozët e skuadrës mike duhet të konsumojnë pijet në zonat e korridoreve dhe jo në tribuna.

Pas përfundimit të ndeshjes

  • Tifozët shqiptarë mund të kërkohen të qëndrojnë në tribunë rreth 10–20 minuta pas përfundimit të ndeshjes.
  • Njoftimi do të bëhet nga spikeri i stadiumit.

Kujdes në qytet

  • Si në çdo qytet të madh, tifozët duhet të jenë të kujdesshëm me sendet personale për të shmangur vjedhjet.

Rregullat për alkoolin në Poloni

  • Konsumi i alkoolit në vende publike është i ndaluar, përveç bareve, restoranteve dhe zonave të licencuara.
  • Personat nën ndikimin e alkoolit mund të mos lejohen të hyjnë në stadium.

Monedha në Poloni

  • Monedha zyrtare është Zloty polak (PLN).
  • Kartat bankare pranohen gjerësisht në shumicën e dyqaneve dhe restoranteve.

Rekomandime për tifozët shqiptarë

  • Autoritetet polake paralajmërojnë se ekziston rrezik për përplasje mes grupeve huliganësh para ose pas ndeshjes, ndaj tifozët shqiptarë duhet të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në Varshavë.
  • Tifozët këshillohen të lëvizin në grupe dhe të shmangin zonat e izoluara në qytet.
  • Për arsye sigurie rekomandohet që simbolet apo ngjyrat kombëtare shqiptare të mos mbahen jashtë stadiumit.
  • Të gjithë tifozët duhet të ndjekin udhëzimet e policisë, shërbimeve të sigurisë dhe stafit organizator.

Rregullat ligjore në Poloni

  • Në Poloni është plotësisht e ndaluar sjellja, posedimi ose përdorimi i mjeteve piroteknike, flakadanëve apo materialeve të rrezikshme në evente masive ose gjatë rrugës drejt stadiumit.
  • Shkelja e këtij rregulli mund të sjellë gjobë, kufizim të lirisë ose dënim me burg nga 3 muaj deri në 5 vjet.
  • Konsumi i alkoolit në vende publike është i ndaluar në të gjithë territorin e Polonisë.
  • Ndalohet përdorimi i simboleve që promovojnë nazizmin, komunizmin, fashizmin apo sisteme të tjera totalitare, si dhe çdo material që nxit urrejtje kombëtare, etnike, racore apo fetare. Shkeljet dënohen deri në 3 vjet burg.