Milani për të përsëritur një operacion merkatoje të suksesshëm si ai i Modric, ndërsa Juventusi për të siguruar një bomber të besueshëm, pas një sezoni të vështirë në sulm. Të dyja klubet italiane ndjekin nga afër Robert Lewandowski, i cili po merr kohë për të vendosur mbi të ardhmen. 37-vjeçari është në skadencë me Barcelonën dhe nga Spanja raportojnë se mundësitë për qëndrimin e tij janë rritur ndjeshëm.
Presidenti Laporta po shtyn për rinovim njëvjeçar, si shpërblim për sakrificat financiare të bëra nga polaku më 2022. Ndërkohë, Lewandowski mbetet i rezervuar: “Sa i përket të ardhmes sime…, po marr kohë për të vendosur çfarë është më e mira për mua. Nuk kam marrë ende asnjë vendim, ndoshta nuk do të vendos shpejt”.
Aktualisht, Milani ka 4 kandidatë për sulmin, ndërsa Juventusi synon të mbajë Dusan Vlahovic. Ditët në vijim priten të jenë vendimtare.
The post Lewandowski mban pezull Milanin dhe Juventusin, ndërsa katalanasit ka planin për… appeared first on Telesport.










