Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, deklaroi se barazimi ndaj Bournemouth nuk duhet ta ndalë skuadrën në rrugëtimin e saj për një vend në Champions League sezonin tjetër. “Djajtë e kuq” janë ende në vendin e tretë në Premier League, një pozicion që dukej i vështirë në dhjetor.
“Ai mbetet një barazim zhgënjyes, pasi mund të kishim edhe një penallti të dytë në favor dhe të shkëputeshim 3-1. Por morëm 1 pikë. Ajo që mund të jetë më mirë është që në ndeshjen tjetër të duhet të marrim tre pikë që nuk i morëm në sfidën e fundit”, deklaroi Bruno Fernandes.
“Duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshjeje me qetësi, t’i marrim ato një e nga një, sepse Premier League është shumë e vështirë. Nuk është gjithçka negative nga ndeshja e fundit edhe pse morëm një pikë. Tani duhet të pushojmë pak dhe të shohim për sfidën e radhës”, shtoi mesfushori portugez.
“Ky ekip po bën shumë gjëra të mira kohët e fundit dhe kjo është merita e të gjithëve. Duhet të vazhdojmë kështu, pasi po arrijmë një objektiv që dukej i ndërlikuar në mes të sezonit. Po punojmë të gjithë shumë, me një mentalitet fituesi dhe kjo do të na ndihmojë”, tha Fernandes.
The post Fernandes: Champions dukej i ndërlikuar në mes të sezonit, por tani United është një ekip tjetër appeared first on Telesport.










