Një person është arrestuar në Gllogoc nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar anëtarët e familjes.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00.
Konflikti raportohet se ka filluar pas një mosmarrëveshje verbale, meqë rast i dyshuari ka sulmuar anëtarët e tjerë të familjes.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pas pranimit të tretmanit mjekësor.









