Giuseppe Marotta, president i Inter, foli për gjendjen aktuale të Inter, që po kalon një mars të vështirë: “Jemi në një moment vështirësie dhe rënieje, ndoshta për shkak të lodhjes ose lëndimeve, por kjo vlen edhe për kundërshtarët tanë, nuk ka asnjë dramë”.
“Nuk po kërkojmë justifikime, jemi me meritë në krye të renditjes, kemi një epërsi prej gjashtë pikësh dhe do ta luajmë me qetësi deri në fund“, deklaroi Marotta, i cili përpiqet të shohë anën pozitive.
“Në fillim të sezonit, do të kishte qenë e paimagjinueshme për mua të flisja për një epërsi prej gjashtë pikësh me tetë ndeshje të mbetura. Dhe ne jemi ende në garë për Kupën e Italisë, por në Champions mund të kishim bërë më mirë“, shtoi Marotta.
Për recetën që Chivu do të duhet të gjejë për të ngritur ekipin, ai tha: “Trajneri është udhëheqësi i grupit, ai do ta analizojë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme. Duhet të gjejmë rrugën që humbëm përkohësisht, ekipi është i fortë dhe duhet të jem optimist”.
“Në disa rrethana, është më e lehtë të jesh gjuetar sesa lepur sepse forcat e kundërshtarëve shumohen. E dimë se presioni është aty, por profesionistët duhet ta përballojnë atë“, deklaroi Marotta.
The post Marotta: Jemi në një moment të vështirë, por nuk ka asnjë dramë appeared first on Telesport.










