Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 11-14 gradë.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.










