Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar rolin historik të Madeleine Albright në procesin e çlirimit të vendit.
Sipas Osmanit, Albright nuk ishte vetëm pjesë e historisë së Kosovës, por kontribuoi drejtpërdrejt në shkrimin e saj, duke qenë ndër zërat kyç për ndërhyrjen e NATO kundër regjimit të Serbisë gjatë luftës.
Ajo rikujtoi edhe vizitën e Albright në Kosovë pas luftës, si dhe kthimin e saj në Prishtinë pas dy dekadash, duke theksuar përkushtimin e saj ndaj kauzës së drejtë të popullit të Kosovës.
Presidentja shtoi se busti i Albright në kryeqytet dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara mbeten dëshmi e përhershme e kontributit dhe trashëgimisë së saj.








