Z.S. është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
I njëjti është arrestuar të hënën, ka njoftuar Prokuroria Speciale.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar Z.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile””, thuhet në njoftim.
I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999.
“Brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, Prokuroria Speciale do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim”, bëhet e ditur më tej.











