“Ngushtica e Hormuzit do hapet së shpejti”, Trump: SHBA dhe Irani do ta kontrollojnë së bashku

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i tha CNN të hënën se Ngushtica e Hormuzit do të jetë “e hapur shumë shpejt”, duke shtuar se do të donte ta shihte këtë rrugë jetike detare nën kontroll të përbashkët të SHBA dhe Iranit.

I pyetur nga mediat se kur pritet të rihapet ngushtica, Trump u shpreh se: “Do të hapet shumë shpejt”, nëse negociatat me Iranin vazhdojnë me ritëm të mirë.

“Do të kontrollohet bashkërisht,” shtoi ai. “Unë dhe Ajatollahu, kushdo që të jetë Ajatollahu, kushdo që do të jetë Ajatollahu i ardhshëm.”
“Dhe gjithashtu do të ketë një formë shumë serioze të ndryshimit të regjimit,” tha Trump, duke iu referuar sulmeve në orët e para të konfliktit që eliminuan një pjesë të madhe të udhëheqjes së lartë të Iranit.

“Automatikisht ka një ndryshim regjimi,” tha ai, përpara se të sugjeronte se bisedimet gjatë fundjavës treguan shenja premtuese për uljen e konfliktit.

“Por ne po merremi me disa njerëz që unë i konsideroj shumë të arsyeshëm, shumë të qëndrueshëm”, tha Trump .

“Njerëzit brenda e dinë kush janë ata, janë shumë të respektuar, dhe ndoshta njëri prej tyre do të jetë pikërisht ajo që po kërkojmë.”, shtoi ai.