De La Fuente akuzon: Ishim gati ta luanim “finalissima” në Buenos Aires, por nuk donin

Për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, diskutimeve të gjata midis UEFA-s, autoriteteve në Katar si dhe Federatës Argjentinase dhe asaj Spanjolle të Futbollit, u njoftua disa ditë më parë se “finalissima“ nuk do të luhet.

Trofeu do të luhej midis Spanjës, fitueses së Kampionatit Evropian 2024, dhe Argjentinës, kampiones së Copa America 2024. Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, duke folur para ndeshjeve të radhës së kombëtares, sqaroi situatën.

Qëllimi im ishte të luaja në ‘finalissima‘. Gjithmonë e kam thënë këtë. Të luaja kundër Argjentinës, të fitoja një titull. Ne ishim gati për këtë ndeshje. Dua të falënderoj Federatën që u përpoq ta bënte këtë të ndodhte, si ndeshjen kundër Argjentinës ashtu edhe dy që do të luajmë tani“, tha De La Fuente.

Pra, një version i ndryshëm nga ai që vjen nga Amerika e Jugut. Megjithatë, De La Fuente qëndroi i vendosur në qëndrimin e tij, duke shtuar: “Duhen dy veta për të kërcyer tango dhe ne donim të luanim. Gjithmonë e kam thënë këtë“.

“Thashë që donim të luanim. Gjithçka ishte planifikuar për të luajtur në Doha. I ndryshuam pak planet, por jo shumë. Por ne donim të luanim në Doha, madje edhe në Buenos Aires… Çështja u mbyll, por ndërsa presim përgjigje të mëtejshme nga Argjentina”, tha De La Fuente.

The post De La Fuente akuzon: Ishim gati ta luanim “finalissima” në Buenos Aires, por nuk donin appeared first on Telesport.