Liverpool në krizë, reagon Slot: Humbasim shumë pikë pasi luajmë në Evropë, se kuptoj pse

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, shpreson që pushimi 2-javor për shkak të kombëtareve, do të rikthejë disi qetësinë në skuadër. Kampionët e Premier League pësuan ndaj Brighton humbjen e 10-të sezonale, një rënie e qartë krahasuar me një vit më parë, kur skuadra dominoi.

Është e qartë se humbasim shumë pikë pasi luajmë në Evropë. Kam provuar tashmë disa herë që të shpjegoj pse. Në një farë mënyre duhet t’i japim merita edhe kundërshtarëve tanë”, deklaroi trajneri Arne Slot.

Skuadra e Liverpool ka siguruar vetëm një pikë në tre ndeshjet e tyre të fundit në Premier League, të cilat erdhën në Anfield kundër Tottenham. Trajneri holandez është kritikuar shumë dhe thashethemet sugjerojnë se ai mund të largohet në fund të sezonit, me Xabi Alonso si zëvendësues.

The post Liverpool në krizë, reagon Slot: Humbasim shumë pikë pasi luajmë në Evropë, se kuptoj pse appeared first on Telesport.