Ish-drejtori i Autoritetit të Konkurrencës “denoncon” tavanin për çmimet e naftës: Ja si ishin ato dikur

Ish-drejtori i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka kritikuar Ministrinë e Tregtisë për vendosjen e tavanit në çmimet e derivateve.

Prestreshi, i cili nga vitit 2016 deri më 2021 ushtroi pozitën e drejtorin të Autoritetit të Konkurrencës, publikoi një krahasim mes çmimeve të naftës nga viti 2020 dhe çmimeve sot.

“Po ua rikujtoj kur isha unë në krye të Autoritetit të Konkurrencës, dhe kur ky institucion ishte në krye të detyrës, çmimet e karburanteve ishin si në foton 1, ndërsa në foton 2 janë të sodit”, shkroi ai.

Një fotografi e vitit 2020 të cilën ai e publikoi, tregon çmimin me të cilin nafta tregtohej me pakicë në Kosovë. Ky çmim ishte 0.85 euro për litër.

Ndërsa çmimi me të cilin nafta tregohet sot në Kosovë është rreth 1.70 euro për litër.

“Çmimet tavanë nuk prodhojnë asnjë efekt! Ato realisht krijojnë kartele të çmimeve në tregje të caktuara”, tha ai. “Andaj cmimet tavane të vendosura nga MIT, janë në favor të tregjeve të caktuara dhe në dëm të qytetarëve”.

Çmimet e naftës u rritën si pasojë e destabilizimit të tregjeve globale pas nisjes së konfliktit mes Izraelit, ShBA-ve dhe Iranit. /Paparaci.com