Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti i parë ka ndodhur të dielën rreth orës 20:15, në Leshan të Suharekës.
“Leshan, Suharekë / 22.03.2026 – 16:20-20:15. Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.










