Barazimi 2-2 ndaj Bournemouth ka ndërlikuar disi rrugëtimin e Manchester United, që gjithsesi qëndron në vendin e tretë të renditjes në Premier League dhe në garë për një vend në Champions League.
Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, qëndron pozitiv për pozicionin aktual të skuadrës së tij. “Jemi në një vend të mirë. E kemi vendosur veten në këtë pozicion përmes një pune të mirë, rezultateve të mira dhe performancave të mira“.
Më tej, Carrick shtoi: “Mund të kishim pasur më shumë pikë pas ndeshjes së fundit, por një barazim nuk është fundi i botës.”
“Mendoj se kemi bërë disa përmirësime. Ka gjëra që mund t’i përmirësojmë dhe mund të përmirësohemi shumë. Jam i kënaqur me mënyrën se si kanë shkuar gjërat, por nuk jemi të kënaqur 100%. Patjetër që duam më shumë”, deklaroi Carrick.
The post Carrick optimist: E kemi vendosur veten në një pozicion të mirë falë punës dhe performancave të mira appeared first on Telesport.










