Më datën 21 mars është raportuar se një person ka kanosur një person tjetër. Ndërsa të nesërmen me 22 mars ai është arrestuar nga ana e Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit në dy vendbanime të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një DVR, një telefon celular, një pistoletë me tre karikatorë me 50 copë fishekë (pistoleta me leje) dhe një karikator i një armë tjetër.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.










