Tjetër provë e romancës mes tyre, aktorja spanjolle shfaqet në “Bernabéu” duke ndjekur Mbappé në derbi

Ester Expósito u rikthye në qendër të vëmendjes, pasi u shfaq në një nga lozhat e “Santiago Bernabéu” gjatë derbit madrilen. Aktorja spanjolle ishte e shoqëruar nga miku i saj i ngushtë, Sergio Momo, me të cilin ndoqi një nga ndeshjet më të pritura të sezonit.

Megjithatë, përtej vetë sfidës, vëmendja u përqendrua te fakti që Expósito ndodhej pikërisht në të njëjtën lozhë ku Kylian Mbappé ka ndjekur ndeshjet e Real Madridit gjatë periudhës së fundit të dëmtimit.

Prania e saj ka rindezur thashethemet për një lidhje me sulmuesin francez, me të cilin ishte parë edhe në Paris dy javë më parë. Këto pamje, së bashku me këtë paraqitje publike, forcojnë idenë e një romance që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por duket gjithnjë e më e qartë. Në aspektin sportiv, Mbappé nuk e nisi ndeshjen si titullar, por u aktivizua nga stoli në minutën e 62-të.

 

The post Tjetër provë e romancës mes tyre, aktorja spanjolle shfaqet në “Bernabéu” duke ndjekur Mbappé në derbi appeared first on Telesport.