Kolarov: Na mungon agresiviteti dhe qartësia, varet nga ne ta mbyllim kampionatin

Interi nuk merr dot fitore në ndeshjen e tretë radhazi në Serie A. Pas humbjes ndaj Milanit dhe 1-1 me Atalantën, vjen një tjetër barazim në fushën e Fiorentinës. Zv.trajneri Aleksandar Kolarov (me Cristian Chivu të pezulluar) nuk e fshehu zhgënjimin: “E dinim që tri pikët ishin themelore për ne, por duhet t’i japim merita edhe Fiorentinës. Nuk bëmë ndeshjen tonë më të mirë, nuk jemi në momentin më të mirë, por mbetemi +6 pikë ndaj vendit të dytë. Pra, gjithçka mbetet në dorën tonë”.

Çfarë i mungon Interit: “Na mungon pak agresivitet dhe qartësi, edhe për shkak të shumë ndeshjeve të luajtura kohët e fundit. Jemi mësuar të shohim një Inter dominues, por tani varet nga ne ta mbyllim këtë kampionat”.

Për javët në vijim dhe kritikat: “Pushimi bën gjithmonë mirë, për të rikuperuar lojtarë dhe energji. Është normale të barazosh në fushën e Fiorentinës, që ka bërë mirë kohët e fundit”.

Në fund, ai mbrojti sulmuesit: “Duam t’i tërheqim kundërshtarët dhe të dalim nga poshtë drejt sulmit. Duhet t’u japim topat e duhur për të dhënë më të mirën, por ata ndihmojnë shumë si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje”.

 

The post Kolarov: Na mungon agresiviteti dhe qartësia, varet nga ne ta mbyllim kampionatin appeared first on Telesport.