Esposito: Ah, ai rasti i fundit… Tani shpresoj të shënoj të enjten me Italinë

Francesco Pio Esposito do ta mendojë gjatë rastin e fundit në Fiorentina-Inter, të paktën deri të enjten, kur mund të hakmerret në “play off”-in Itali-Irlandë e Veriut, me kombëtaren.

Pas golit që zhbllokoi menjëherë ndeshjen, tentativa për 2-1 dhe dopieta personale e tij u ndal nga një De Gea i shkëlqyer: “Në fund të ndeshjes mendova menjëherë për keqardhjen për atë rast të fundit. U tregua i zoti De Gea, sigurisht, por ndoshta mund të bëja diçka më shumë. Shpresoj që, nëse nuk hyri sot gol, të hyjë të enjten me Italinë”.

Në tërësi, analiza e tij nënvizon rënien e zikaltërve në pjesën e dytë: “E nisëm mirë, me qasjen e duhur dhe gjetëm golin. Më pas Fiorentina mori terren dhe e meritoi barazimin. E dinim që ishte një ndeshje e rëndësishme për ne, na vjen keq, por mbetemi +6 pikë dhe gjithçka është ende në dorën tonë”.

The post Esposito: Ah, ai rasti i fundit… Tani shpresoj të shënoj të enjten me Italinë appeared first on Telesport.