Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Majac të Podujevës.
Sipas informacioneve, një person dyshohet se ka kryer një vrasje brenda një familjeje dhe menjëherë pas ngjarjes ka tentuar t’i marrë jetën vetes, duke u vetëplagosur në kokë me armë zjarri.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00.
Informacioni lidhur me viktimat dhe personat e plagosur ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës, megjithatë raportohet për një viktimë dhe disa të tjerë të lënduar.
Forcat policore janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes.










