Në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu” fillon derbi i Madridit, Real-Atletico, i vlefshëm për javën e 29-të në La Liga. “Los Blancos” duhet të fitojnë me patjetër nëse duan të mbajnë ende diferencën prej 4 pikësh me Barcelonën kryesuese, e cila fitoi në mesditë 1-0 ndaj Rayo Vallecano dhe aktualisht kryeson me 7 pikë më shumë.
Atletico Madrid renditet në vendin e 4-të, por për një derbi si ky nuk ka nevojë për motivim, pasi gjithmonë luhet vetëm për fitore. Përsa i përket formacioneve zyrtare, Kylian Mbappe gjendet në stol, bashkë me Jude Bellingham. Andriy Lunin e nis nga minuta e parë, pas dëmtimit të Thibaut Courtois në mesjavë në Champions League ndaj Man. City.
Për Real Madridin përveç Courtois, mungojnë Rodrygo, Dani Ceballos, Ferland Mendy dhe Eder Militao. Po ashtu edhe Atletico Madrid ka mungesa të rëndësishme për këtë takim si Jan Oblak, Pablo Barrios dhe Marc Pubill.
Real Madrid XI: Lunin, Carvajal, Rüdiger, Huijsen, Fran Garcia, Valverde, Thiago, Tchouameni, Güler, Brahim, Vini Jr
Atletico Madrid XI: Musso, Llorente, Le Normand, Hancko, Ruggeri, Guiliano, Koke, Cardoso, Lookman, Griezmann, Álvarez.
The post Mbappe e nis nga stoli. Real Madrid-Atletico, zbardhen formacionet zyrtare appeared first on Telesport.










