Inter Miami ka marrë një fitore të madhe në transfertën ndaj New York City, me shifrat 2-3, e vlefshme për javën e pestë në MLS. Protagonisti kryesor i takimit i zakonshmi Leo Messi, i cili në minutën e 61-të shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit, duke barazuar shifrat 2-2.
Me një goditje qëndrore tokazi, topi përfundon në rrjetë, duke përfituar edhe nga mungesa e vëmendjes së portierit vendas. Pak më pas, Inter Miami shënoi edhe golin e tretë dhe të fitores së madhe, me Micael.
Pas fitores ndaj rivalit direkt, Inter Miami mban vendin e tretë në Konferencën e Lindjes, me 10 pikë, njësoj sa Neë York City i vendit të dytë. Ndërkohë që kryeson Nashville SC me 15 pikë.
The post Mosha për të është thjesht një numër. Leo Messi i jashtëzakonshëm, shënon supergol nga goditja e dënimit në fitoren e Inter Miami në transfertë appeared first on Telesport.










