Roma rigjen fitoren në Serie A, tregohet cinike ndaj Lecce-s dhe në fund del me 3 pikë (video)

Pas eliminimit në mesjavën e kaluar nga Bologna në Europa League, Roma rigjen fitoren pas tri javësh në Serie A, duke mposhtur 1-0 Lecce-n në sfidën e luajtur në “Olimpico”, e vlefshme për javën e 30-të.

Pjesa e parë është mbyllur 0-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 57-të, ku i sapofuturi në fushë, sulmuesi francez Robinio Vaz, shënoi me kokë, pas krosimit që mori nga Mario Hermoso. Ky është goli i parë me fanellën e Romës për 19-vjeçarin francez, i cili u transferua gjatë merkatos së janarit nga Olimpique Marseille. Shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund.

Te Lecce luajti titullar si zakonisht Ylber Ramadani, ndërsa Medon Berisha vazhdon të jetë i dëmtuar. Pas kësaj fitoreje, Roma mban vendin e gjashtë me 54 pikë, njësoj sa Juventus i vendit të pestë dhe tri pikë më pak se Como e vendit të katërt. Lecce mbetet në vendin e 18-të me 27 pikë.

SHIKOGOLIN

The post Roma rigjen fitoren në Serie A, tregohet cinike ndaj Lecce-s dhe në fund del me 3 pikë (video) appeared first on Telesport.