Sot, mbi 200 vullnetarë nga të gjitha moshat iu bashkuan aksionit të pastrimit të organizuar nga iniciativa Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën, duke larguar mbi 400 thasë me mbeturina nga hapësirat te liqeni i Badovcit.
Organizatorët falënderuan secilin vullnetar për energjinë dhe kontributin e dhënë, si dhe institucionet dhe organizatat që mbështetën aktivitetin.
Organizatorët theksuan se aksionet simbolike nuk janë të mjaftueshme.
Ata i bëjnë thirrje institucioneve që të marrin përgjegjësi dhe të adresojnë seriozisht problemin e mbeturinave dhe ndotjes në Kosovë.









